Komuniteti i parë i fitness-it për femra, LOYALTHY
- Butterfly
- Apr 16, 2020
- 1 min read

LOYALTHY është komuniteti i parë shqiptar i fitness-it për femra i cili është krijuar për jetën e shëndetshme dhe aktive.
Ky komunitet përbëhet nga një grup individësh me pasione dhe interesa të njëjta dhe një qëllim : MOTIVIMI.
Vajzat e grupit jane : Adela, Aurela, Fiona, Essi, Keisli & Loeni. Ato janë mbledhur së bashku për të ofruar rutina ushqimesh, ushtrime fizike dhe këshilla për to. Gjithashtu ky grup jep dhe sfida mujore të cilat gjithkush mund të marrë pjesë dhe për çdo pyetje vajzat janë te gatshme për tju ndihmuar.

LOYALTHY
Skuadra përbëhet nga gjashtë vajza, secila me një konstrukt truport të ndryshëm nga njëra-tjetra dhe lifestyle. Çdokush mund ta gjejë veten tek një prej vajzave.
Nëse keni nevojë të humbisni pak në peshë për tu ndjerë pak më mirë në trupin tuaj, ose mendoni se pak KG më shumë do ju bëjnë të ndiheni të plotësuar…Nëse doni të jeni më të fortë e të keni më shumë rezistencë për të arritur të bëni gjërat që doni, për të ditur nëse një eksperiencë do ishte e sigurt, si dhe nëse thjesht doni të ndryshoni jetesën tuaj në një më shumë të shëndetshme thjesht për të qenë të tillë, për të jetuar mirë: NE JEMI KËTU !
Bëni follow në Instagram LOYALTHY!
Comments