Coronavirus: SHBA regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë të vetme
- Butterfly
- Apr 8, 2020
- 1 min read
SHBA regjistroi numrir më të lartë te vdekjeve nga COVID-19 në një ditë të vetme me 1.736 vdekje të raportuara të martën.
Ajo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 12.722, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. SHBA ka më shumë se 398,000 raste të konfirmuara, numri më i lartë në botë. Rastet globale kanë tejkaluar 1.4 milion. Megjithatë gjatë një konference për shtyp Presidenti Donald Trump tha se SHBA mund të jetë duke arritur në majën e "kurbës". Ndërkohë qyteti i Wuhanit në Kinë, ku shfaqet për herë të parë infeksioni, i dha fund bllokimit të tij 11-javor
Коментари