top of page

Eva Murati, historia e suksesit.

  • Writer: Butterfly
    Butterfly
  • Apr 15, 2020
  • 6 min read

ree

Eva Muratiështë aktore dhe prezantuse shqiptare. Ajo ka nisur karrierën e saj në moshen 15 vjeҫare duke u bërë e njohur nëpërmjet reklamave dhe projekteve në modeling. Evës, iu dha mundësia të drejtonte emisionin e saj të parë Antilope dhe më pas të prezantonte përkrah Adi Krastës programin Duartrokitje, të dy projekte në televizionin Agon Channel. Në 2016 u transferua në Vizion Plus, ku prezantoi Miss Universe Albania dhe VIP Zone. Për momentin ajo prezanton Studio UEFA Champions League dheSport WeekTring Digital. Murati debutoi në filmin The Outlaw në 2013. Në vitin 2017 ajo aktroi në filmin Ti mund të më quash Xhon. Në 2016-ën ishte pjese e serialit Skanderbeg. Projekti i saj i fundit është Kangur Tv Show, i cili është ende në fazë xhirimi. Eva konsiderohet si një ndër prezantueset më me prespektiv të televizionit shqiptar.


Vitet e Para


Eva ka lindur në 1995 dhe është vajza e doktorit Arben Murati dhe inxhinieres Anila Stratobërdha Murati. Ajo ka lindur në Elbasan por familja e saj u shpërngul në Tirane kur ajo ishte 6 vjeҫ. Eva ka një motër dhe një vëlla, të dy më të vegjël. Ajo është mbesa e Pandi Stratobërdha, inxhirierit hidroteknik, një ndër krijuesit e Universitetit të Tiranës në 1957 dhe një ndër antarët e akademisë së shkencave të Shqipërisë që prej krijimit te saj në vitin 1973.


Gjatë periudhës që ka jetuar në Elbasan ajo filloi klasen e pare në shkollën italiane Imelda Lambertini ku mesoi të fliste italisht dhe u njoh me kulturën italiane, e cila pati një influencë shumë të madhe në jetën e saj. Pasi familja e saj u shpërngul në Tiranë ajo u regjistrua në shkollën Udha e Shkronjave. Në klasën e gjashtë ajo kaloi në The Independent College nga ku mbaroi 9-vjeҫaren. Studimet e shkollës së mesme i kreu në gjimnazin publik Petro Nini Luarasi, ku fitoi dhe audicionin e saj të parë nga ku hodhi hapat fillestare në botën e showbiz-it. Ajo vazhdoi karieren e saj akademike duke u diplomuar në Fakultetin e Drejtesise pjesë e Universitetit shtetëror të Tiranës.

Pasioni i saj për artin nisi në një moshë të re ku morri pjesë në kompeticione të ndryshme si Tirana Teens dhe më pas u be e pjesë e klubit shkollor të aktiviteteve artistike. Krahas shkollës ajo ishte pjesë e skuadrës së debatit në disa kompeticione midis gjimnazeve. Gjatë periudhës para universitare Murati ka marre pjesë në Olimpiaden e Matematikes dhe Formimit të Përgjithshëm, ku ka dalë në vend të tetë në rang kombtar.


Jeta Personale


Eva njihet si aktiviste dhe mbrojtëse e të drejtave të kafshëve. Gjatë periudhës që prezantonte Miss Universe Albania, ajo u bë mbështetëse e Kryqit të Kuq dhe është antare aktive e tij. Ajo ka shfaqur bindje liberale, edhe pse nuk është shprehur kurrë rreth pikëpamjeve të saj politike.

Që prej fillimeve në karrierën e saj me lëvizjen One Billion Rising Murati konsiderohet si feministe dhe ka qënë mbrojtëse e barazis gjinore dhe të drejtave të barabarta. Ajo shpesh është shprehur se duhen më shumë reforma në ndihmë të emancipimit femëror dhe ka përdorur imazhin e saj për të influencuar vajzat e reja për të qënë më të pavarura. Eva është njohëse e gjuhës angleze, italiane dhe spanjolle dhe gjithashtu ka njohuri në gjuhën franceze.


Modeling dhe Reklama


Pasi filloi shkollën e mesme ajo morri pjesë në audicionin e saj të parë për reklamën e Tirana East Gate nga ku filloi karriera e saj në boten e showbiz-it. Ajo gjithmonë e përshkruar këtë audicion si një gotitje fati pasi ishte ideja e një shoqes të saj për të marrë pjesë. Më pas ajo realizoi dy spote për TEG, Diҫka e madhe po vjen dhe Jemi ne, të dyja të prodhuara nga Le Spot Production. Nga ai moment ajo filloi te angazhohej më seriozisht në botën e spektaklit. Murati morri pjesë në spotin e Eagle Mobile Bring a friend të prodhuar nga Kube Studio, së bashku me komedianin Gentian Zenelaj. Spoti morri shumë famë per shkak te shprehjes Do sjell gjyshen pasdite pasi u transmetua gjatë hapsirave publicitare te Kampionatit Europian 2012.

Eva Murati ishte imazhi i pijes energjike B52 në dy reklama Anything for You dhe Drink On respektivisht në shkurt 2012 dhe nëntor 2012. Të dyja të prodhuara nga Black Sheep Production.

Eva u shfaq në videoklipin e Aurela Gaҫes TRANZIT i cili fitoi ҫmimin si videoklipi më i mirë në spektaklin e përvitshëm Netët e Klipit Shqiptar në maj 2012.

Në 2015-ën Murati u përzgjodh të përfaqsonte Shqipërinë në reklamën e Vodafone Italia të prodhuar nga L-Artist për të promovuar thirrjet nga Italia në Shqipëri. Kompania që e perzgjodhi vendosi për ta marrë ate pasi e kishin pikasur ne intervistën e bërë me Manuella ArcchurinAgon Channel. Fushata promocionale zgjati një vit dhe u shpërnda në të gjithë Italinë.

Ajo u bë pjesë e projektit të Albtelecom në rolin e Erës, në reklamat në formë seriali së bashku me Amos Muji Zaharia, Viola Spiro dhe Jetmir Pjeternikaj. Ajo luajti në Intro Era, Lea, Dhuratat e Mirenjohjes, Anoying Chef, Intro Jona, ALBwifi, Déjà vu, Love, You deserve More dhe Super-Family nga prill 2016 deri në maj 2017. Të gjitha të prodhuara nga Anima Pictures. Pasi morri pjesë në reklamën e parë për Albtelcom ajo u bë dhe imazhi i kompanisë duke e përfaqesuar atë në shumë evente si Kampionati Europian 2016.

Eva Murati ka qënë imazh i La Blanche Lingerie në edicionin 2012 të katalogve pranverë, verë dhe vjeshtë. Ajo ka pozuar për Sherri Hill Albania në 2013-ën, në Berat, të fotografuar nga Fadil Berisha. Setin e parë fotografik si nuse ajo e bëri për Ma Belle Wedding Dress në 2011-ën, për të bashkëpunuar më pas me Geradina Sposa në shumë katalogë përgjatë viteve. Gjithashtu është bërë pjesë e sfilatës së përvitshme Geraldina Sposa Fashion Show qe prej vitit 2014.

Ajo ka qënë imazh i shumë firmave si Delirium, Sassofono, Tier, Papillon dhe ka promovuar Kalleshi Center dhe Sante Plus Estetic. Murati ka qënë pjesë e kopertinës së Vip Albania në dhjetor 2013 kur filloi te punonte në Agon Channel dhe më pas në tetor 2016 kur nisi programi i saj televiziv VIP Zone. Më pas ajo ishte në kopertinën e revistës WHO në prill 2016 kur prezantoi Miss Universe Albania 2016. Kopertina e revistës Living Pranverë 2017 ishte për të promovuar projektin e saj më të ri, UEFA Champions League. Eva Murati është personazhi me moshën më të re në kopertinën e asaj reviste. Ajo ishte vetëm 21 vjeҫ.


Film


Eva Murati debutoi si aktore në filmin me metrazh të shkurtër The Outlaw me regji të Aldi Karaj dhe produksion të AK Filmwork Production në rolin e Arjetës përkrah aktorit Gazmend Paja. Filmi pati premierën në tetor të 2013-ës në Tiranë dhe ishte pjesë e festivalit të filmit në Durrës.

Në dhjetor 2016 Murati morri pjesë në projektin artistik EKSOD nga Justin Fernando Valls ne rolin e Junës. E insipiruar nga eventet politike të kohës projekti, prodhuar nga JFV Production, tregon deshirën e të rinjve për tu larguar nga Shqipëria ne sajë të mungesës së mundësive dhe mos arritjes së synimeve për shkak të sistemit të korruptuar.

Murati aktroi në filmin me metrazh të gjatë Ti mund të më quash Xhon në rolin e Alba Bashës me aktor të tjerë Genti Kame, Gëzim Rudi dhe Ermira Gjata. Ajo fillimisht fitoi roli e protagonistes Lorna por e refuzoi për arsye personale. Në këtë film për të rinj ajo luan rolin e një adoleshenteje me shpirt të lirë e cila vjen nga një familje e pasur me lidhje politike. Ajo është gjithashtu shoqja më e ngushtë e Lornës. Ky film është me produksion te Papadhimitri Production pati premierën në 29 mars 2017 në rrjetin e kinemave Imperial dhe kinema Millenium.


Seriale


Në dhjetor 2015 luajti në serilin televiziv Kokrrat në rolin e farmacistes dhe vajzës me të cilën personazhi kryesor dashurohet. Seriali është prodhim i Digitalb dhe është trasmetuar në T HD dhe IN TV.

Në 2016-ën ajo luajti në serialin Skanderbeg në rolin e Marës, motrës fiktive të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu përkrah aktorve Laert Vasili, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Zyliha Miloti. Skanderbeg konsiderohet si seriali me buxhetin më të lartë në historinë e televizionit shqiptar. Me regji nga amerikani Adam Pray, Skanderbeg është prodhim i Digitalb dhe Cukali Production.

Eva Murati do të jetë pjesë e kastit në serialin Kangur Tv Show, me regji dhe skenar nga Luan Kryeziu, prodhim i Iliria Film Production. Seriali ka filluar produksionin në qershor 2017 në Shqipëri dhe është ende në fazë xhirimesh.

コメント


Na thoni çfarë mendoni për ne!

Faleminderit!

bottom of page