Kina një ditë pas hapjes, 2 të vdekur dhe 63 raste të reja.
- Butterfly
- Apr 9, 2020
- 1 min read
Pas gati 3 muaj izolim, Wuhan-i, epiqendra e koronavirusit u hap të mërkurën. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë janë shënuar dy vdekje të reja në Wuhan të provincës Hubei.
Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja ku 61 janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatik. Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865.
コメント